UBT News

Zendaya dhe Tom Holland debutojnë si çift

Ata e konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në muajin korrik kur u panë duke u puthur në veturë. Dhe Zendaya dhe Tom Holland shkëlqyen teksa debutuan si çift gjatë realizimit të fotosesionit për “Spider-Man: No Way Home”, të dielën. Ky film do të lansohet më 17 dhjetor.

Kjo është hera e parë që ata pozuan si çift në tepihun e kuq qysh prej kur e konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë.

Holland dhe Zendaya së pari ndezën thashethemet për lidhjen e tyre në vitin 2017 kur u shfaqën në filmin “Spider-Man: Homecoming”./UBTNews

Exit mobile version