Më 26 gusht 1910, ka lindur në Shkup, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Që e re, 18-vjeçare, nisi jetën e saj përkushtuar Zotit, të varfërve dhe të munduarve! Në fillim u shpërngul në Irlandë e më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Për këtë mision të sajin shumëvjeçar, në vitin 1979 iu dha çmimi Nobel për Paqe. Vdiq më 5 shtator 1997. Në 2016 u shpall shenjtore.
“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”. Me këto fjalë të shkruara në shqip, Nënë Tereza i drejtohej shtetit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, për të parë për të fundit herë nënën Drane dhe motrën Age sa ishin gjallë, por dëshira nuk iu plotësua. Ajo për herë të parë do të hynte në Shqipëri në vitin 1989.
Më poshtë, shihni letrat e shkruara nga dora e Nënë Terezës, që për herë të parë u ekspozuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në përvjetorin e shenjtërimit të Nënës së botës.