Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit u shpreh se menaxhimi i parasë publike nga qeveria Kurti ka qenë i dëmshëm.
Zemaj tha se qeveria Kurti ka dëshmuar paaftësi të thellë dhe propagandë të thellë.
“Menaxhimi i parasë publike i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore ka qenë i dëmshëm dhe po mbetet akoma si i tillë nuk është vlerësim opozitar por vlerësim i shumë të tjerëve që na monitorojnë qoftë FMN apo Banka Botërore. Duhet ta themi zëshëm se edhe në këtë temë pothuajse sikurse në të gjitha temat tjera kjo qeveri ka dëshmuar paaftësi të thellë, por ka dëshmuar propagandë të thellë dhe të fuqishme. Në vitin të tretë të qeverisjes Kurti që po flasim dy vite e kaluara apo përmbi 820 ditë qeverisje investimi më kapital i kësaj qeverisje mbetet ura një, dy, tri jo ura e Rakovinës që lidh Gjakovën, Klinës dhe Prishtinën por ura katër-metërshe e Saradranit në Istog kjo është mburrja juaj më e madhe”, tha ai.
Deputeti Zemaj u shpreh se kjo qeveri buxhetin e shteti e ka shndërruar në buxhet për lëmoshë.
“Buxhetin e shtetit me keqardhje e them se e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë. Ndonëse ende nuk e dini se lëmosha nuk është zgjidhje, sepse zgjidhje mbeten investimet kapitale dhe ato afatgjate. Ne si LDK nuk ka rast dhe krizë që nuk kemi ofruar ide për zgjidhje adekuate dhe do të vazhdojmë pavarësisht sjelljes suaj të ofrojmë një të tillë edhe pse ju nuk dëgjoni”, theksoi ai.