UBT News

Zemaj: Do të angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë javë do të angazhohen edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalohet sa më lehtë kjo situatë.

Kështu ka deklaruar ministri Zemaj vizitës në klinikën e Onkologjisë me grupin e grave deputete, Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i SHSKUK-së.

Zemaj tha se po angazhohen për sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal.

“Si hap parandalues po i sigurojmë vaksinat kundër gripit sezonal. Po ashtu, në përpjekjet tona kundër Covid-19 këtë javë po angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë. Shfrytëzova rastin për t’i falënderuar mjeket dhe stafin shëndetësor të cilët në këtë kohë të vështirë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë dhe në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version