Në një video mesazh të enjten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se qeveria e tij “po siguron korridoret humanitare”.
“Autobusët tashmë janë larguar, automjetet e ngarkesave janë në rrugë duke transportuar ushqim, ujë dhe ilaçe”, tha Zelensky.
Ai përmendi korridoret në qytetin port të Mariupolit, qytetin e rrethuar Volnovaha në lindje dhe qytetet verilindore të Izyum dhe Sumy.
“Më thehet zemra për atë që e kanë bërë pushtuesit me qytetet tona, vendin tonë dhe për atë që duan t’u bëjnë njerëzve tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente”, tha ai.
Është e paqartë nëse përmes këtyre korridoreve iu mundësua kalimi i sigurt civilëve dhe ndihmave financiare të enjten. Që nga ora 15:30, sipas kohës lokale (8:30 e mëngjesit ET), nuk pati asnjë shenjë se kolona ndihmash kanë arritur në Mariupol, ku nisën bombardime të tjera të enjten në mëngjes./UBTNews/