Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dëshiron të heqë dorë nga ndonjë territor ukrainas në këmbim të paqes.
“Ukraina do të luftojë derisa të ketë kthyer të gjithë territorin e saj”, tha Zelensky, në një ngjarje të Fondacionit Victor Pinchuk në Davos të mërkurën. Ai u lidh në mënyrë dixhitale me diskutimin në margjinat e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.
Zelensky tha gjithashtu se ai ishte i gatshëm për bisedime nëse Rusia tërhiqej në zonat ku ndodhej përpara fillimit të luftës në shkurt. Por ai tha se do të bisedonte vetëm me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Unë mund të flas vetëm me presidentin drejtpërdrejt, pa ndërmjetës, asnjë ndërmjetës. Për momentin Rusia nuk është duke negociuar seriozisht”, tha Zelensky. /UBTNews/