Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha ukrainasve të mërkurën në një fjalim emocionues në shënim të 31-vjetorit të pavarësisë se Ukraina u rilind kur Rusia e pushtoi më 24 shkurt dhe do të rimarrë Krimenë e aneksuar dhe zonat e pushtuara në lindje.
Në fjalimin i cili u publikua në gjashtëmujorin e pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky tha se Ukraina është fituese me triumfin e Kievit.
Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt erdhi pas tetë vjet konflikti pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe luftimeve midis separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas që filluan në të njëjtin vit./UBTNews/