Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.
Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.
Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.
Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.