Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë zhvilluar bisedime për Ukrainën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Zelensky thotë se ata kanë pasur biseda shumë të mira rreth çështjeve të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë, shkruan BBC.
Trump thotë se SHBA-të do të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje dhe ai pretendon se Rusia do t’i pranojë ato.
Po ashtu, Trump thotë se një armëpushim nuk është i nevojshëm për të negociuar përfundimin e konfliktit, por Presidenti Emmanuel Macron i Francës dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkojnë një armëpushim.