Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi një pako të re ndihmë ushtarake për Ukrainën nga Mbretëria e Bashkuar gjatë një telefonate mes dy liderëve.
Zelensky shtoi në një postim në Twitter se ai dhe Johnson “po kërkonin mënyra për të shmangur krizën ushqimore dhe zhbllokimin e porteve [të Ukrainës]”, duke iu referuar bllokadës detare nga Rusia, e cila e ka lënë Ukrainën të paaftë për të eksportuar shumë nga prodhimet e saj bujqësore./UBTNews/