UBT News

Zelensky thotë se atletëve rusë nuk duhet t’iu lejohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se lejimi i Rusisë për të konkurruar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris nënkupton se “terrori është disi i pranueshëm”. Ai tha se këtë çështje e ka diskutuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Sipas tij, Moskës nuk duhet t’i lejohet të përdorë Lojërat Olimpike për propagandë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike. Por Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike Paris 2024 nëse atletëve rusë dhe bjellorusë iu lejohet të garojnë.

Përpjekjet e IOC “për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, tha Zelensky në një fjalim.

Sipas tij, Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat “ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror”./UBTNews/

Exit mobile version