Snake Island ose ishulli i gjarpërinjve është “përsëri i lirë”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të enjten.
“Ishulli Zmiinyi [Snake] është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi. Nuk garanton ende siguri, nuk garanton ende se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë kjo kufizon ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi, ne do t’i dëbojmë ata nga deti, toka dhe qielli ynë”, tha Zelensky./UBTNews/