Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur situatën në rajonin e Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.
Në një fjalim të martën mbrëma, Zelensky tha se “forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh në Donbas për të sulmuar”.
“Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk – pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje”, tha ai duke iu referuar një grupi qytetesh të vendosura në Ukrainën lindore.
“Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë – MLRS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera – është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka nisur tashmë”, shtoi ai.
Komentet e Zelensky vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore është tani në fazat e saj më intensive./UBTNews/