Komandanti i operacionit të forcave të përbashkëta të Ukrainës është shkarkuar nga posti i tij, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një dekret të dielën.
Gjeneralmajor Eduard Mykhailovich Moskalov ishte emëruar në këtë pozicion marsin e vitit të kaluar kur gjenerallejtënant Oleksandr Pavliuk u emërua kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit.
Zelensky nuk dha ndonjë shpjegim mbi shkarkimin e Moskalov, por është personi i fundit që u shkarkua në vargun e ndryshimeve të bëra nga administrata e Zelenskyt./UBTNews/