Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencën për vendndodhjen e tyre.
Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, ai bëri lutje duke thënë që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në luftë në një vend të huaj.
“Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve, mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, është thirrja e presidentit ukrainas.
Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje .. ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë – dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.