Dhjetëra civilë janë ende të zhdukur, një ditë pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Dnieper, tha presidenti Volodymyr Zelensky në video-fjalimin e tij gjatë mbrëmjes.
Ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për më shumë se 30 persona në rrënojat që kishin mbetur nga ndërtesa e banesës, tha ai.
“Ne po luftojmë për çdo person”, tha ai të dielën mbrëma. “Shpëtimi do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë edhe shansin më të vogël për të shpëtuar një jetë”.
Zelensky gjithashtu iu drejtua rusëve në rusisht.
“Dëshiroj t’u drejtohem të gjithëve në Rusi që ende nuk kanë fjalë për të dënuar këtë terror, megjithëse shohin dhe kuptojnë gjithçka qartë. Heshtja juaj frikacake do të marrë fund vetëm kur këta terroristë t’ju sulmojnë një ditë”.
Sulmi në Dnieper ishte më i ashpër nga disa të shtunën. Udhëheqja në Kiev dënoi ashpër sulmet ndaj popullatës civile dhe foli vazhdimisht për terrorin rus.