UBT News

Zelensky kritikon sërish Elon Musk, e fton të vizitojë Ukrainën e shkatërruar nga lufta para se të japë sugjerime

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar sërish shefin e Twitter, Elon Musk për propozimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Musk krijoi polemika në tetor pasi ndau sugjerimet për negociatat e luftës në Ukrainë në një sondazh në Twitter.

Miliarderi amerikan kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Musk tha gjithashtu se Ukraina duhet “të qëndrojë neutrale”, dhe në postimet e mëvonshme në Twitter tha se “nuk ka gjasa që Ukraina të ketë fitore”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë kritikuar referendumet “ilegale” të mbajtura nga Rusia në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Ndërsa gadishulli i Krimesë u aneksua në vitin 2014.

Duke folur përmes video-konferencës në DealBook të New York Times, Zelensky përsëriti kritikat e tij ndaj Musk dhe inkurajoi themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX të vizitonte vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

“Unë mendoj se, ose dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime vetë”, tha Zelensky.

“Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do të shihni gjithçka vetë. Dhe pastaj do të më tregoni se si t’i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë”.

Presidenti ukrainas i ishte përgjigjur fillimisht Musk në tetor me sondazhin e tij në Twitter, duke pyetur nëse njerëzit preferonin Elon Musk që “mbështet Ukrainën” apo atë që “mbështet Rusinë”.

Zelensky tha se ai kurrë nuk do të negocionte me Rusinë derisa Putin ishte në pushtet.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se Moska ishte e gatshme të dëgjonte nëse dikush dëshiron të zhvillojë bisedime për Ukrainën.

Lavrov gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Rusia dëshiron të mbajë bisedime paqeje për ta lejuar atë të rindërtojë forcat e saj të armatosura./UBTNews/

Exit mobile version