UBT News

Zelensky kërkon nga G7 sisteme të mbrojtjes ajrore, sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi të hënën sisteme të mbrojtjes kundërajrore, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe garanci sigurie teksa iu drejtua udhëheqësve të samitit të G7, tha një zyrtar evropian.

Duke iu drejtuar samitit në Alpet bavareze përmes lidhjes video, Zelensky kërkoi gjithashtu ndihmë për të eksportuar drithë nga Ukraina dhe ndihmë për rindërtim, tha zyrtari evropian, duke folur në kushte anonimiteti. /UBTNews/

Exit mobile version