Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi të hënën sisteme të mbrojtjes kundërajrore, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe garanci sigurie teksa iu drejtua udhëheqësve të samitit të G7, tha një zyrtar evropian.
Duke iu drejtuar samitit në Alpet bavareze përmes lidhjes video, Zelensky kërkoi gjithashtu ndihmë për të eksportuar drithë nga Ukraina dhe ndihmë për rindërtim, tha zyrtari evropian, duke folur në kushte anonimiteti. /UBTNews/