UBT News

Zelensky falënderon BE-në për ndihmën në vlerë prej 3 miliardë eurosh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se është “mirënjohës” ndaj BE-së dhe Ursula von der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian, pasi vendi i tij mori 3 miliardë euro, kësti i parë i ndihmës urgjente për Ukrainën.

“Ukraina mori 3 miliardë euro nga programi i ri makrofinanciar 18 miliardë euro. I jam mirënjohës BE-së dhe Presidentes @vonderleyen për mbështetjen e fortë. Ruajtja e stabilitetit financiar të Ukrainës është jetike për fitoren tonë të përbashkët ndaj agresorit”, ka shkruar Zelensky në Twitter./UBTNews/

Exit mobile version