UBT News

Zelensky do të publikojë libër me fjalimet e tij gjatë luftës

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky do të publikojë një përmbledhje të fjalimeve të tij gjatë luftës, në muajin dhjetor. “A Message from Ukraine” do të publikohet më 6 dhjetor.

Libri do të përmbledhë 16 nga fjalimet më prekëse të Zelenskyt drejtuar Ukrainës dhe botës në mbështetje të vendit të tij kundër pushtimit të Rusisë. Libri përmban gjithashtu një parathënie nga Arkady Ostrovsky, redaktor i Economist për Rusinë dhe Evropën Lindore.

“Mbështetja e Ukrainës nuk është një trend, një meme apo një sfidë virale”, tha Zelensky në një deklaratë.

“Nuk është një forcë që të përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin dhe pastaj të zhduket po aq shpejt. Nëse doni të kuptoni se kush jemi, nga jemi, çfarë duam dhe ku po shkojmë, duhet të mësoni më shumë se kush jemi. Ky libër do t’ju ndihmojë të bëni pikërisht këtë”, deklaroi ai më tej.

Të ardhurat nga libri do të shkojnë për United24, një nismë që Zelenskyy e filloi për të koordinuar donacionet bamirëse për Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version