Policia e Zelandës së Re po heton një rast pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhet që blenë nga një ankand.
Banorët e një shtëpie në South Auckland gjetën mbetjet posa nxorën sendet e blera në banesën e tyre.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për vrasje dhe po punojnë për identifikimin e eshtrave.
Besohet se familja nuk është e përfshirë në incident. Raportohet se familja kishte shkuar në njësinë e magazinimit dhe kishte blerë një ngarkesë me mallra – ku përfshiheshin edhe valixhet – nga një kompani lokale magazinimi të enjten e kaluar./UBTNews/