Ekipi i xhudose mbylli Grand Slamin e Abu Dhabit me medaljen e argjendtë të Akil Gjakovës, i cili mori edhe 700 pikë olimpike në rrugën drejt LO Paris 2024.
Sot garoi Shpati Zekaj (-100 kg), i cili shënoi një fitore dhe në raundin e dytë u mund nga kampioni i botës 2023, Arman Adamian. Zekaj mori 120 pikë olimpike, më së shumti deri më tani.
Një fitore dhe një humbje ishte bilanci edhe i Loriana Kukës (-70 kg), e cila po ashtu arkëtoi 120 pikë olimpike.