Maqedonia e Veriut për herë të parë po jeton eksperiencën e pjesëmarrjes në kampionatin evropian.
Kombëtarja e futbollit është vendosur në Bukuresht, ndërsa në grup do të ketë punë me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën.
Zëdhënesi i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari flet për eksperiencën.
“E kemi shijuar në maksimum sepse është diçka e veçantë. Qysh nga shtrirja e tepihut të kuq, pastaj udhëtimi nëpër qytet. Por këtu ka rregulla strikte. Jemi si të burgosur, dy ashensor na takojnë neve, kati ynë në hotel është i bllokuar” deklaroi Zylbehari në Duelin Evropian.
Burimi: IndeksOnline