Të ngrënit jashtë duket se ka qenë po aq popullor sa është tash para 5 mijë vjetëve. Kjo u faktua edhe me zbulimin e një taverne të lashtë, e cila daton që nga viti 2700 p.e.s.
Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se lokali, i fshehur vetëm 19 centimetra nën sipërfaqe, ishte i ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola, një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5 mijë-vjeçar.
Reed Goodman, një arkeolog nga Universiteti i Pensilvanisë, tha se ata fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar.
Ekipi më pas zbuloi furrën me përmasa industriale, një “frigorifer” të lashtë që thith lagështinë për të mbajtur ushqimin të freskët dhe dhjetëra enë konike, shumë prej të cilave përmbajnë mbetje peshku, duke zbuluar se aty kishte qenë një zonë ngrënieje.
Lagash, tani qyteti i al-Hiba, ishte një nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mesopotaminë jugore — i pushtuar nga mijëvjeçari i pestë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.e.s dhe ka një sipërfaqe prej gati dy milje katrore./UBTNews/