Real Madridi po përgatit një superofertë për të transferuar mesfushorin spanjoll Rodri nga Manchester City.
Sipas “Fichajes”, presidenti Florentino Perez është gati të ofrojë Rodrygon, Eduardo Camavingan dhe 40 milionë euro për ta bindur Cityn.
Rodri është objektivi kryesor i Realit për të zëvendësuar Toni Kroos, ndërsa trajneri i ri Xabi Alonso e sheh atë si lojtarin ideal për të diktuar lojën në mesfushë. Pep Guardiola vlerëson shumë si Rodrygon ashtu edhe Camavingan, çka mund të favorizojë marrëveshjen.
Rodrygo pritet të largohet këtë verë për shkak të mungesës së hapësirës mes yjeve si Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe. Real Madridi synon të rikthejë dominimin në Spanjë dhe Evropë, duke besuar se nënshkrimi me Rodrin është hapi vendimtar.