UBT News

Zbulohet shtatorja e Afrim Zhitisë, Haradinaj: Kujdes që të ruhet kujtesa historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë përurimit të shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llugë të Podujevës, ka thënë se duhet të bëhet kujdes që të ruhet kujtesa historike.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe Ish eprori i UÇK-së, njëherit kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitisë në Llug të Podujevës dhe nga aty vlerësoi lartë rolin e kontributin e Afrim Zhitisë.

Ai tha se Afrim Zhitia ishte kryeredaktori i lajmëtarit të lirisë që punonte nën hundën e Beogradit.

“Vllezër e motra këtu , me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetari të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngritët shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngritët shtarorja e Afrim Zhitisë së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëm të Kosovës. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë të shndërrojmë në rezistence reciprociteti në forcë i përgjigjemi pushtues janë ngrit celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti. /S.K/EO/

 

Exit mobile version