UBT News

Zbulohet shkaku i vdekjes i aktorit shumë të njohur, Bob Saget

Ylli i ndjerë i “Full House” vdiq pas një traume të paspecifikuar në kokë, konfirmoi familja e tij për Page Six në një deklaratë, përcjell UBT News.

“Që nga vdekja e Bobit, ne kemi qenë të mbushur me dashuri të jashtëzakonshme nga fansat e Bob, që ka qenë një ngushëllim i madh për ne dhe për të cilin jemi përjetësisht mirënjohës”, shkruan ata.

“Tani që kemi konkluzionet përfundimtare nga hetimi i autoriteteve, menduam se ishte e drejtë që fansat t’i dëgjonin ato përfundime drejtpërdrejt nga ne”.

“Autoritetet kanë konstatuar se ai aksidentalisht ka goditur pjesën e pasme të kokës në diçka, ka menduar se është asgjë dhe ka shkuar për të fjetur. Asnjë drogë apo alkool nuk ishte përfshirë”.

“Ndërsa vazhdojmë të vajtojmë [humbjen e tij] së bashku, i kërkojmë të gjithëve të kujtojnë dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në këtë botë dhe mësimet që ai na mësoi të gjithëve: të jemi të sjellshëm me të gjithë, t’i tregojmë njerëzve që duam se i duam ata dhe të përballoni momentet e vështira me përqafime dhe të qeshura”.

Ndërkohë, burime tjera i thanë TMZ se aktori vdiq nga “gjakderdhja e trurit”, media raportoi se kishte “një mavijosje të dukshme” në pjesën e pasme të kokës së tij.

Saget ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij në Orlando, më 9 janar.

Të famshëm dhe ish-bashkë yjet, duke përfshirë Mary-Kate dhe Ashley Olsen, shprehën tronditjen dhe dhimbjen e tyre për lajmin menjëherë pas kësaj./UBTNews/

Exit mobile version