Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.
“Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët?!”- shkroi Kim në rrjete sociale.
Mirëpo, një moment shumë funny u bë viral në rrjet, kur dy motrat Kim dhe Kendall u përballën me njëra-tjetrën. Njerëzit në internet supozuan ç’kishin thënë ato në momentin e shkrepjes së fotos, ndërsa Kim ka zbuluar më në fund “enigmën”.
“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë imazhin e veshjes së saj me shkëlqim”- tregoi Kim, duke lënë të kuptohet se gjatë gjithë natës nuk paska parë asgjë!
Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë, pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014.
Në fund të spektaklit, Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi dorë për dore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.