Është zbuluar monogrami i ri për Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, që do të shfaqet në ndërtesat qeveritare dhe kutitë postare.
I zgjedhur nga monarku i ri nga një seri dizajnesh, shifra ka inicialet C për Charles, dhe R për Rex, latinisht për mbret.
Monogrami do të zëvendësojë atë të mbretëreshës, e cila vdiq muajin e kaluar pas 70 vjetësh në fron./UBTNews/