UBT News

Zbulohet data e rikthimit të “Friends”

“Friends” tashmë ka një datë zyrtare të publikimit pas një vonese të gjatë për shkak të pandemisë.

Premiera e këtij filmi do të transmetohet në HBO Max nga 27 maji pasi kasta origjinale ishin të gatshëm të filmonin muajin e kaluar.

“Friends” ishte një nga seritë më të shikuara në fund të viteve të ’90-ta dhe përfundoi në vitin 2004.

Matthew Perry (Chandler), Jennifer Aniston (Rachel), Courteney Cox (Monica), Lisa Kudrow (Phoebe), Matt LeBlanc (Joey) and David Schwimmer (Ross), janë gjashtë aktorët e kastës origjinale që do të ribashkohen./UBTNews

Exit mobile version