Duka dhe dukesha e Sussexit kanë një dhuratë për Krishtlindje për fansat e tyre.
Një trailer i ri për dokumentarin e tyre të Netflix, “Harry & Meghan”, u publikua të hënën. Krahas tij u zbulua edhe data se kur do të transmetohen episodet e dokumentarit.
Vëllimi I do të përfshijë episodet 1-3 dhe do të transmetohet më 8 dhjetor, dhe vëllimi II me episodet 4-6 do të dalë më 15 dhjetor.
Në trailerin e fundit, çifti foli edhe më shumë rreth jetës së tyre për aq kohë sa ishin pjesë e familjes mbretërore./UBTNews/