UBT News

Zbulohet axhenda e festimeve për Jubileun Platinum të Mbretëreshës

Më 6 shkurt të vitit 2022, Mbretëresha do të bëhet sovranja e parë britanike që ka mbretëruar për shtatë dekada.

Për këtë arsye ky vit shënon edhe Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elisabeta e II, ndërsa Buckingham Palace ka zbuluar axhendën festive në Mbretërinë e Bashkuar.

Ashtu si me Jubiletë e Artë dhe Diamantit të Mbretëreshës, java e parë e qershorit është zgjedhur për fundjavën festive, me stinën e verës që ofron një kohë më të mirë sesa shkurti. Fundjava e pushimeve bankare të majit do të zhvendoset për të enjten më 2 qershor dhe një festë shtesë bankare do të zhvillohet të premten më 3 qershor, duke rezultuar në një fundjavë 4-ditore.

Zbulohet axhenda e festimeve për Jubileun Platinum të

Nuk është e qartë se në cilat ngjarje do të marrë pjesë vetë Mbretëresha. Ajo u këshillua nga ekipi i saj mjekësor që të pushonte për disa javë pas qëndrimit një natë në spital, në muajin tetor. Shumica e detyrave jubilare ka të ngjarë t’i jepen pjesës tjetër të familjes, duke përfshirë trashëgimtarin e fronit, Princin e Uellsit, së bashku me gruan e tij Dukeshën e Cornwall.

Ky jubile do të jetë i pari i Mbretëreshës pa bashkëshortin e saj, Dukën e Edinburgut, i cili ndërroi jetë në prill të vitit të kaluar. Do ketë konkurs për pudingun, festa, parada dhe spektakle, për nder të jubileut të platinit. Nuk ka vërtet një model për të festuar mbretërimin 70-vjeçar të një monarku britanik, sepse nuk ka ndodhur më parë.

Festimet janë gjithashtu një kujtesë se Mbretëresha ka qenë një figurë konstante. Një studim i fundit tregoi se 85% e popullsisë mendojnë se  ajo është monarkja e vetme që kanë njohur ndonjëherë.

Exit mobile version