Portretet e humbura të këngëtarit David Bowie, nga albumi i vitit 1969 janë zbuluar. Në fotografitë e siguruara nga MailOnline të martën, shihej këngëtari i hitit “Heroes” duke pozuar për albumin e dytë përpara fotografit Vernon Dewhurst.
Në një nga fotografitë shfaqet David gjysmëlakuriq teksa mbante një qëndrim stoik para kamerës, me flokë të lëshuara dhe kaçurela.
Fotografia e dytë e realizuar në një kthesë më psikedelike, ndërsa këngëtari duket se u fotografua përmes një gote.
Fotografia që u përdor përfundimisht për kopertinën u mbivendos më pas në krye të veprave artistike nga artisti hungarez, Victor Vasarely.
Albumi i dytë i Bowies është “Space Oddity” dhe përmban po ashtu një këngë me të njëjtin titull, e cila ishte bërë hiti i parë komercial i yllit ikonik të muzikës.
Albumi ishte ripublikuar më 1972 me titullin “Space Oddity”, pas suksesit të atij të pestit “The Rise And Fall Of Ziggy Stardust And The Spiders From Mars”.
U bënë pesë vjet nga vdekja e këngëtarit David Bowie. Ai vdiq më 10 janar të vitit 2016, në moshën 69-vjeçare, pas 18 muajsh përballje me kancerin./UBTNews