Janë zbuluar se cilët lojtarë dhe menaxherë marrin më shumë para në shtëpi çdo javë, ka shkruar Gazeta franceze L’Equipe.
Në krye të listës për nga lojtarët është Erling Haaland, i cili luan në Manchester City, dhe zgjatja e kontratës së tij më Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, i cili fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë në vit.
Pas tij radhitet, Kevin De Bruyne, që fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit, e që edhe ky është në skuadrën e Manchester City. Janë Casemiro (Manchester United), Mohamed Salah (Liverpool), me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj a 22.5 milionë euro në vit.
Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili. Sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj a rreth 24 milionë euro në vit.
Pas tij vjen Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit.