UBT News

Zbulohen në Egjipt 250 varre që datojnë qe 4 mijë e 200 vjet

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar rreth 250 varre që datojnë qe 4 mijë e 200 vjet në provincën jugore të Sohag-ut.

Mustafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, specifikoi se “ato datojnë që nga fundi i Mbretërisë së Vjetër deri në fund të periudhës Ptolemeike”.

Mbretëria e vjetër, që qëndroi në pushtet rreth 500 vjet, përfundoi në vitin 2200 para lindjes së Krishtit. Kurse dinastia Ptolemaike qëndroi në pushtet për 300 vjet dhe përfundoi me vdekjen e Kleopatrës në vitin 30 para lindjes së Krishtit.

Në Kajro muajt e fundit janë zbuluar disa mbetje arkeologjike. Kjo ngjalli shpresat se do të ringjallet sektori i turizmit, meqë pësoi vazhdimisht goditje duke filluar nga kryengritja e vitit 2011, trazirat e vazhdueshme politike, sulmet xhihadiste dhe së fundmi edhe nga pandemia./UBTNews

Exit mobile version