UBT News

Zbulohen fjalët që Modric ia tha Salah pas finales së Ligës së Kampionëve

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo ka zbuluar se çfarë i tha Luka Modric yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, pasi u dëgjua fishkëllima e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Modric ishte në anën fituese kundër Salah edhe një herë, pasi Real Madridi mposhti Liverpoolin 1:0 në finalen e Ligës së Kampionëve në “Stade de France” në fund të muajit maj.

Dhe tani, tinejxheri i “Galaktikëve”, Rodrygo, ka zbuluar se çfarë i tha mesfushori kroat egjiptianit pas fishkëllimës së fundit.

Pasi u largua i lënduar në humbjen 3:1 ndaj Realit në finalen e vitit 2018 në Kiev, ylli i Liverpoolit, Salah, bëri të ditur publikisht se ishte i gatshëm për hakmarrje në finalen e këtij viti.

Fatkeqësisht për “Të Kuqtë” nuk funksionoi kështu falë një paraqitje mahnitëse nga portieri Thibaut Courtois, i cili ishte heroi i madrilenëve atë natë.

Salah pati paraqitje të mirë në Paris, por nuk mundi të gjente golin për Liverpoolin pasi ata ishin në diavantazh pas golit të Vinicius Junior në pjesën e dytë, i cili doli të ishte fitues, kryesisht për shkak të heroizmit të Courtois.

Dhe kur foli për “Podpah” në “Youtube”, Rodrygo tha:

“Kur mbaroi finalja e Ligës së Kampionëve, Modric kaloi para Salah dhe tha, ‘herën tjetër provoni përsëri’”, tha Rodrygo.

Nuk dihet nëse pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve ishte duke e thumbuar yllin e Liverpoolit apo nëse ai po e inkurajonte atë.

Exit mobile version