Të premten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shënohet ‘Dita Olimpike” që shënon edhe përfundimin e shumë aktivitete sportive që u zhvilluan nëpër komunat e Kosovës në kuadër të ‘Javës Olimpike”
Numër i madh nxënësish e sportistësh kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë kësaj jave, duke u bërë pjesë e këtij manifestimi të madh të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha në një konferencë për media se në 25 komunat e Kosovës me një pjesëmarrje shumë të madhe të të rinjve gjatë ‘Javës Olimpike”
“Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar aktivitete në 25 komunat e Kosovës me një pjesëmarrje shumë të madhe të të rinjve. Këto aktivitete filluan në institucionet parashkollore të hënën e kaluar dhe vazhduan nëpër shkolla tjera fillore…Ky angazhim masiv nëpër të gjitha komunat e Kosovës tregon edhe njëherë përkushtimin tonë për promovimin e sportit duke i inkurajuar pjesëmarrësit e rinj që të merren sa më shumë me sport dhe të jenë aktiv në aktivitete të ndryshme fizike dhe sociale. Manifestimi kryesor është nesër me 14 qershor ne sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të marrin pjesë qindra fëmijë nga shkolla të ndryshme të Kosovës”, tha Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Komisionin për organizimin e aktiviteteve të javës olimpike, Halil Sylejmani zbuloi detaje na aktivitete e “Ditës Olimpike”.
“Më 14 qershor është dita kryesore, pra ‘Dita Olimpike’ dhe bëhen aktivitetet në sheshin e Prishtinës dhe fillon në ora 10:00 ku i ftojmë të gjitha shkolla fillore që të na bashkohen që ta bëjmë sa më masive këtë ditë, pjesëmarrës janë fëmijët e klasave të gjashta. Fëmijët do ta kenë vrapimin olimpik qindra metrash”, theksoi Sylejmani.
Kurse, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sporteve, Musa Selimi bëri të ditur se në këtë universitet do të ketë disa gara mes studentëve në shënim të ‘’Javës Olimpike’.
“Sot në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Federata e Sporteve Universitare në bashkëpunim me Komisionin për Organizimin e Javës Olimpike do të organizojë në disa disiplina gara ndërmjet studentëve e që do të promovojnë sportin, garën, fair play edhe shumë aspekte të tjera që lidhen me këto aktivitete sepse të gjithë e dimë që duke e rritur numrin e sportistëve promovojmë edhe shëndetin edhe miqësinë e shumë aspekte të tjera”, tha Selimi.
Jeton Borovci, sekretar i Federatës së Sporteve Shkollore, bëri të ditur se gjatë javës olimpik, në aktivitete sportive kanë marrë pjesë mbi 1600 nxënës,
“Numri i pjesëmarrësve ka arritur diku mbi 1600 nxënës dhe kryesisht 75 mësimdhënës ose prmomotorë apo sportistë të cilët kanë zhvilluar aktivitete kryesisht në lojëra, ecje, vrapime dhe lojëra profesionale duke iu mbajtur edhe orë ligjëruese se si janë vlerat olimpike dhe çka shërbejnë, që janë të mira për shëndetin e fëmiut, sportistit dhe shëndetin e mbarë promovimit të vlera të rregullta”, deklaroi Borovci. /UBTnews/