UBT News

Zbulohen detaje nga podcast-i i Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka njoftuar ‘Archetypes’, podcast-in e parë që do të publikohej nën kompaninë e prodhimit të saj dhe bashkëshortit të saj, Princ Harry.

Podcast-i do të drejtohet nga Meghan dhe do ta shfaqë atë duke folur me ekspertë për të zbuluar origjinën e stereotipeve rreth grave.

“Do të flasim për gratë: fjalët që i rrisin vajzat tona dhe si media i pasqyron gratë tek ne”, u shpreh ajo në një intervistë, “por nga vijnë këto stereotipe? Dhe si vazhdojnë të shfaqen dhe të përcaktojnë jetën tonë?”

Markle e përshkruan Archetypes si një platformë për të “zhbërë, eksploruar dhe përmbysur etiketat që përpiqen t’i mbajnë gratë prapa”, duke shtuar se ajo do të flasë me historianët “për të kuptuar se si arritëm këtu pikë së pari”.

Podcast-i është pjesë e partneritetit shumëvjeçar të ciftit që ata nënshkruan me Spotify në vitin 2020. Në atë kohë, ata rrëfyen se nënshkruan marrëveshjen me shpresën e prodhimit të programeve që synojnë të ngrijnë dhe argëtojnë audiencën në mbarë botën./lapsi.al

Exit mobile version