UBT News

Zbulohen datat e publikimit të sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Është publikuar ‘traileri’ i serialit që pati shumë shikueshmëri që nga debutimi i tij “La Casa de Papel” dhe gjithashtu u zbuluan datat e episodave të reja që do të shfaqen këtë vit.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e Netflix në Twitter, pjesa e parë e sezonit të pestë do të shfaqet me datën 3 shtator 2021, kurse pjesa e dytë do të shfaqet më 3 dhjetor të këtij viti.


Sipas disa deklaratave, kjo sezonë do të jetë e fundit e këtij seriali./UBTNews

Exit mobile version