Lidhja 2 mujore e Kanye West dhe Irina Shayk nuk ka qenë aspak serioze dhe mes çiftit të famshëm nuk ka pasur asnjëherë ndjenja. Një burim për “E!News” ka treguar arsyet e ndarjes së dyshes duke theksuar se modelja ruse dhe reperi amerikan e dinin që në fillim që nuk do të kishin një romancë të konsoliduar, por thjesht shijuan për pak kohë shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Nuk ishte kurrë serioze. Kanye dëshironte të arrinte diçka me Irina-n që nuk kishte për të ndodhur. Ai ishte shumë i zënë me punë dhe ata ishin në vende të ndryshme. Megjithatë ata ruajnë miqësinë dhe kanë shumë respekt.Ata e shijojnë shumë artin dhe muzikën dhe ishte kënaqësi për Kanye-n që të ishte në një lidhje me Irina-n teksa përfundonte albumin. Kanye ndihej i frymëzuar nga ajo dhe i pëlqente të ishte rrotull energjisë së saj. Por ajo nuk ishte një marrëdhënie ose nuk do të bëhej kurrë diçka serioze”, u shpreh burimi, duke shtuar se mes dyshes së famshme nuk ka hatërmbetje dhe me shumë mundësi ata do të shihen sërish me njëri-tjetrin në të ardhmen.
Kujtojmë se Irina i dha fund lidhjes së saj 2 vjeçare me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë 4-vjeçare Lea De Seine, në mars të 2015-ës. Ndërkohë, Kanye finalizoi divorcin me Kim Kardashian në shkurt të këtij viti.