Sipas njoftimit të “Rock & Roll Hall of Fame” Dolly Parton do të nderohet në kategorinë e interpretuesve së bashku me Lionel Richie, Duran Duran, Pat Benatar, Eminem, Eurythmics dhe Carly Simon.
Greg Harris, presidenti i “Rock & Roll Hall of Fame”, i quajti artistët “një grup të larmishëm individësh jashtëzakonisht të talentuar, të cilët kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në rock & roll. Muzika që na lidh të gjithëve”./UBTNews/