Është zbardhur dëshmia e Ervin Selitës i njohur ndryshe si Vinz pasi tentoi të vriste pronarin e një hoteli ku kishte shkuar me të dashurën e tij.
Reperi Ervin Selita, i njohur ndryshe dhe si Vinzi ka deklaruar para efektivëve të policisë se është mërzitur kur në hotelin që frekuentonte gjithmonë i kanë kërkuar kartën e identitetit.
Në dëshminë e dhënë pas arrestimit për tentativë vrasjeje, Selita është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja e se nuk e ka kuptuar as vetë se çfarë po bënte.
“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja” mësohet të jetë shprehur reperi Vinz. /dosja.al