Nicolo Zaniolo rikthehet në Serinë A. Pas një viti e gjysmë shtegtim në Turqi dhe Angli, sulmuesi i talentuar Italian do të bashkohet me klubin e Atalantës, që ka arritur marrëveshjen me Galatasarayn, skuadër që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.
Media italiane bën me dije se këtë të enjte Zaniolo do të kryejë testet mjekësore për llogari të Atalantës, para se të firmosë me klubin bergamask dhe të bëjë prezantimin zyrtar.
Marrëveshja me Galatasarayn është arritur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje, që mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse Zaniolo arrin të luajë 65% të ndeshjeve me fanellën e Atalantës./UBTNews/