Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), sot ka mbajtur Kuvendin e dytë zgjedhor, në të cilën për kryetare të re është zgjedhur Zana Sinani.
Kryetarja e re e SHGSHKK-së, Sinani ka falënderuar anëtaret e kësaj shoqate për besimin e dhënë duke i siguruar ato se do të kenë mbështetje morale e profesionale në angazhimet e tyre të përbashkëta.
Sinani vuri theksin edhe te sfidat me të cilat ballafaqohet gruaja në institucionet korrektuese dhe shtoi se aktivitetet e ndërmarra nga gratë në SHKK do të jenë të një rëndësie të veçantë, ngase zëri i gruas është ai i cili duhet ta përçoj vullnetin e të gjitha grave të SHKK-së.
Takimin e përshëndeti edhe zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i cili premtoi mbështetje dhe bashkëpunim me sindikatën e SHGSHKK-së, njëherësh shprehu përkrahje të pa rezervë ndaj përfaqësimit të gruas në institucionet korrektuese.