– Përdorni scrub fytyre (eksfolim) shumë shpesh
Shumë eksfolim mund të dëmtojë shtresën e sipërme të epidermës. Përdorni produkte që ju ndihmojnë të hiqni papastërtitë nga poret, por mos e teproni me eksfolimin.
– Përdorni krem kundër rrudhave dhe mendoni se me kaq mbaruat punë
Krahas kremrave anti-rudhë, duhet t’i kushtoni një rëndësi edhe më të madhe hidratimit dhe mbrojtjes nga dielli të lëkurës. Edhe botoksi, mbetet sigurisht opsion i sigurt.
– Pasi lani fytyrën, e thani dhe e fërkoni me peshqir
Mjafton ta prekni butësisht peshqirin mbi fytyrë dhe më pas ta lini të thahet. Përdorni peshqirë të veçantë për fytyrën dhe jo shumë të fortë.
– Flini me flokët kapur
Flokët kanë shumë papastërti dhe yndyrë që mund të acarojnë lëkurën.
#5 – Nuk i kushtoni vëmendje jastëkut
Duhet të ndërroni këllëfët e jastëkut të paktën një herë një javë.
– Nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime
Disa ushqime që mund ta ndihmojnë lëkurën tuaj janë brokolit, domatet, karrotat, pjeshkat etj.
– I fshehni problemet me makeup në vend që t’i zgjidhni ato
Mos harroni se “makeup-i më i mirë” është një lëkurë e shëndetshme. Konsultohuni me një dermatolog, nëse ndjeni se lëkura është acaruar tepër dhe nuk po merrni zgjidhjen që kërkoni.