UBT News

Zaha shumë afër transferimit te Liverpooli

Sipas raportimeve të fundit nga mediumi italian, “Calciomercato” sulmuesi i krahut i Crytal Palace është shumë pranë kalimit te gjiganti anglez, Liverpool.

Bëhet e ditur se Zaha ka refuzuar rinovimin e kontratës me Crystal Palace, dhe dëshiron që të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi.

Po ashtu, sugjerohet se Zaha është i dashuruar me projektin e Jurgen Klopp te Liverpooli, dhe se dëshiron me çdo kusht kalimin në “Anfield Road” si lojtar i lirë.

Wilfried Zaha ka arritur të bëjë 439 paraqitje në karrierë për Crystal Palace, duke regjistruar 88 gola dhe 74 asistime në të gjitha garat mbi emrin e tij.

Exit mobile version