Zack Snyder do të realizojë filmin e tij të ri fantastiko-shkencor, “Rebel Moon”. Ai do të jetë skenarist dhe regjisor i këtij filmi për Netflix, platformë në të cilën u lansua edhe filmi i tij paraprak.
Ai do të bashkëpunojë me Shay Hatten dhe Kurt Johnstad për skenarin, ndërsa gruaja e tij, Deborah Snyder, do të bashkohet me të në produksion. Xhirimet janë caktuar të fillojnë në vitin 2022.

Zack Snyder tha se për këtë film u inspirua nga filmi “Star Wars”, dhe te regjisori japonez, Akira Kurosawa.
Snyder i tha Hollywood Reporter se ai kishte kaluar vitet e fundit duke ndërtuar botën e “Rebel Moon” dhe synon ta kthejë filmin në një ekskluzivitet./UBTNews