UBT News

Ylli kosovar “makazze” dominon ESL Pro League dhe fiton çmimin MVP

Screenshot

Ylli kosovar i CS2, Drin Shaqiri, ka arritur një tjetër moment të madh në karrierë, duke u shpallur “Lojtari i turneut” në ESL Pro League pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë garës.

Shaqiri ishte një nga figurat kryesore të ekipit Natus Vincere, që në finalen e madhe mposhti Aurora me rezultat 3:1 në mape, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të turneut.

Pas triumfit, “makazze” nuk e fshehu emocionin dhe rikujtoi rrugëtimin e tij të mëparshëm me ekipin kosovar Bad News Eagles.

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte histori duke u kualifikuar në Major për tre herë”, deklaroi ai.

Ylli kosovar shtoi se ky sukses për të është një kapitull i ri në karrierë.

“Tani kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë çmime ‘Lojtari më i mirë i turneut’ në të ardhmen”, theksoi Shaqiri.

Pas këtij triumfi, Natus Vincere nuk do të ketë shumë kohë për festë. Ekipi do të rikthehet shpejt në aksion më 18 mars, kur do të përballet me B8 në kuadër të turneut të madh BLAST Open Rotterdam, ku synon të vazhdojë serinë e fitoreve.

Exit mobile version