Natela Dzalamidze, e lindur në Moskë, ka ndryshuar kombësinë e saj për të përfaqësuar Gjeorgjinë pasi lojtarëve rusë dhe bjellorusë iu ndalua pjesëmarrja në garat e këtij viti.
Ndalesa që erdhi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – ka shkaktuar polemika në botën e tenisit dhe ka bërë që lojtarët kryesorë të kundërshtojnë vendimin.
Dzalamidze hyn në listën e lojtareve nga Gjeorgjia në Wimbledon, ku ajo do ta ketë partnere serben Aleksandra Krunic./UBTNews/